Transmetuar më 05-03-2022, 09:08

Përmbledhje e zhvillimeve kryesore që nga fillimi i pushtimit sipas BBC:

-Numri i viktimave civile është ende i paqartë, por Ukraina flet për mbi 2 mijë civilë të vrarë nga rusët. Ndërsa agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se një milion e 200 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti dhe miliona të tjerë janl në udhëtim e sipër.

-Qyteti i parë i madh ukrainas që ra ishte Kherson, i vendosur aty ku lumi Dnieper takohet me Detin e Zi.

-Raketat ruse kanë përfshirë edhe kryeqytetin Kiev, si dhe qytetin e dytë më të madh Kharkiv. Një kolonë masive me autoblinda që prej ditësh po tenton ti afrohet Kievit, është aktualisht e bllokuar nga rrëzimi i një ure.

-Porti jugor i Mariupolit është ende nën rrethim dhe trupat ruse po shkojnë gjithashtu drejt një porti tjetër, Odesa. Pushtimi i këtyre dy porteve ndërpret aksesin detar të Ukrainës

-Trupat ruse kanë marrë nën kontroll gjithashtu centralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, pasi e kanë granatuar për orë të tëra të premten. Ky zhvillim alarmoi liderët botërorë të cilët thanë se sulmi mund të kishte shkaktuar një katastrofë bërthamore.

-Fabrika e Çernobilit vendi i aksidentit bërthamor të vitit 1986, është gjithashtu nën kontrollin rus.

-Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka dënuar Perëndimin për refuzimin e vazhdueshëm për të zbatuar një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij, duke thënë se “të gjithë njerëzit që vdesin, po ikin për shkakun tuaj”.

-SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione gjithëpërfshirëse duke ngrirë asetet ruse, duke synuar bankën qendrore të vendit, si dhe presidentin Vladimir Putin dhe rrethin e tij të ngushtë. Rubla ka rënë mes kufizimeve, të cilat kanë goditur gjithashtu tregtinë, investimet dhe udhëtimet.

-Mediat e pavarura, përfshirë BBC-në, kanë pezulluar punën në Rusi pasi vendi miratoi një ligj që censuron raportimin e luftës në Ukrainë.

-Një mori kompanish – nga Samsung në Airbnb dhe Cartier – kanë pezulluar eksportet në /nga ose operacionet në Rusi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd