Transmetuar më 05-03-2022, 08:26

Imazhe dramatike vijnë nga lufta në Ukrainë. Foto e një ushtari që mban në duar një foshnjë shumë pranë rrënojave ka pasur efekt tronditës.

Trupat e Vladimir Putinit po sulmojnë qytetet ukrainase duke lënë pas rrënoja dhe mes të vrarëve, edhe fëmijë.

Imazhet e reja nga Irpin në periferi të Kievit tregojnë skena me blloqe apartamentesh të shembur dhe automjete të hedhura në erë, ndërsa njerëzit ecin përreth të hutuar.

Sot shënohet dita e dhjetë e luftës dhe nga askush nuk dihet se kur do të përfundojë. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd