Transmetuar më 05-03-2022, 08:41

Clarence Seedorf u konvertua në Islam. Ka qenë vetë holandezi, me një postim në profilin e tij në Instagram, ai që e ka bërë të ditur këtë lajm.

Sipas shtypit vendas, ish-kampioni holandez ndodhej në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, kur bëri konvertimin.

Ndryshe nga sa bëhet zakonisht, katër herë fituesi i Champions League nuk e ka ndryshuar emrin: “Do të vazhdoj të përdor atë emër që më kanë dhënë prindërit e mi, Clarence Seedorf!

https://www.instagram.com/p/CarxGWmN0XG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=d48d1996-d715-4a2d-b1d6-9758c9a12acd

Ju shpreh dashurinë time të gjithëve, – ka shkruar ish-legjenda e Milanit dhe Real Madridit. – Faleminderit për të gjitha mesazhet e bukura që më keni dërguar për të festuar hyrjen time në familjen muslimane.

Jam shumë i lumtur që bashkohem me të gjithë vëllezërit dhe motrat në botë, veçanërisht Sophia ime bukuroshe, që më mësoi kuptimin e Islami më në detaje”.

Sophia është zonja e tij, e cila nga ana e saj komentoi në rrjetet sociale: "Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam pjesë e këtij momenti të veçantë dhe të bukur të dashurisë sime Clarence Seedorf, i cili i bashkohet familjes muslimane. Mirë se vjen, uroj të jesh i bekuar dhe të frymëzosh botën. Unë të dua!"

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd