
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, beson se Ukraina do të arrijë ta thyejë Rusinë në luftë me kalimin e kohës.
Shefi i diplomacisë përmendi se nuk është i qartë se për sa kohë do të zgjasë lufta mes dy vendeve, por theksoi se triumfi i forcave ukrainase është i pashmangshëm.
“Pesha e ushtrisë ruse tejkalon kapacitetin e Ukrainës. Por, me kalimin e kohës, do të bëhet e qartë se Moska nuk mund të shtypë dhe nëpërkëmbë vullnetin e një populli.
Nëse ky është qëllimi i Rusisë, pra që të rrëzojë qeverinë ukrainase dhe të instalojë një regjim kukull, 45 milionë ukrainas do ta refuzojnë këtë gjë në një mënyrë ose një tjetër. Gjëja më e keqe është se ky konflikt i armatosur mund të përshkallëzohet edhe më shumë”, tha shefi i diplomacisë amerikane, Blinken.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





