Transmetuar më 04-03-2022, 23:18

Gazetarja Cathy Newman, iu drejtua ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov duke e pyetur “Si mund të flini natën, si ju zë gjumi duke ditur se bombat ruse po vrasin fëmijë?”.

Kjo pyetje ka shkaktuar shumë acarim për ministrin rus i cili iu përgjigj duke i thënë: “Ti je duke luajtur lojë apo je duke bërë drejtuesen e një talk show?”

Gazetarja: Zoti Lavrov, dua të pyes diçka për Polina, Polina Zapadynskaya. Ajo ishte në vitin e fundit të shkollës fillore. U qëllua për vdekje nga rusët, ndërsa ishte në makinë me familjen e saj në Kiev. Zoti i Lavrov, unë e di se edhe ti ke një vajzë, dua të më shikoni në sy dhe të më tregoni, si mund të flini natën duke e ditur që bombat dhe plumbat rusë po vrasin fëmijë?

Lavrov: Pra, çfarë mund të them tjetër përveç asaj që kam thënë tashmë. Çdo jetë njeriu është e çmuar. Çdo aksion ushtarak fatkeqësisht lidhet me humbjen e jetëve. Jo vetëm në mesin e personelit ushtarak, por edhe në radhët e civilëve.

Forcat tona ushtarake që janë përfshirë në këtë operacion special kanë një urdhër shumë të rreptë për të përdorur vetëm pajisje ushtarake me qitje precize për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake. Madje edhe kazermat ku ushtria ukrainase është e vendosur nuk janë subjekt i ndonjë sulmi. Unë vetëm mund të shpreh ngushëllimet e mija.

Gazetarja: Zoti Lavrov, ti the se po përdoren armë me precizion të lartë, por me qindra civilë raportohet se kanë vdekur. Tani kjo po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Po pyes nëse ju personalisht jeni duke përgatitur mbrojtjen tuaj për një gjykatë për krime të luftës?

Lavrov: Unë e kuptoj dëshirën tënde për të bërë kaq shumë pyetje të nxehta pasi doni ta ngarkoni emocionalisht audiencën tuaj. Kjo është puna juaj me aq sa e kuptoj, ky është qëllimi juaj, të mos funksiononi si media, por më tepër si një instrument për t’i goditur me çekan kokat e njerëzve. Unë dua ta përsërisë prapë, nuk po justifikoj asnjë aksion që çon në vdekjen e civilëve. Dhe ne nuk jemi ata që kemi dalë me shprehjen e dëmit kolateral. Ajo u krijua nga kolegët perëndimorë gjatë arratisjeve në Irak dhe më parë në shtetet e tjera, Amerika Latine, Libia…

A ke pasur ndonjëherë të njëjtën ngarkesë emocionale kur ke mbuluar ngjarjet në Irak e Libi ku pati qindra mijë viktima civile. Nuk e mbaj mend, ndaj po shoh që pyetja juaj ishte retorike.

Gazetarja: Po absolutisht zoti Lavrov. Por ti e ke filluar këtë luftë. Gjaku i Polinës është në duart e tua apo jo zoti Lavrov?

Lavrov: Ti tani je duke luajtur një lojë apo je duke bërë drejtuesen e një talk show? Nëse dëshiron ta dish opinionin tim personal, unë besoj se tashmë e kam shprehur atë dhe madje shumë qartë. Por kam një pyetje për ju: Si jeni sjellë në 8 vitet e fundit kur vajza si ajo bashkë me gra të moshuara janë vrarë nga mijëra mina në Donbas. Ato janë vrarë nga regjimi ukrainas".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd