Transmetuar më 04-03-2022, 17:58

Ish-banori i Big Brother Vip, Donald Veshaj, ka bërë të ditur se do të dhurojë udhëtimin në 7 destinacione të botës që përfitoi në spektakël.

Përmes një postimi ai ftonte njerëzit që të bënin tag çiftin që duan ta çojnë në një udhëtim, ku gjithsej do të përfitojnë 7 të tilla ose 14 vetë.

Mirëpo, mes gjithë komenteve mbizotëron ai i fansave të aktorit dhe të moderatores Bora Zemani. Këta i kërkojnë që një nga 7 udhëtimet ta bëjnë së bashku Donaldi me Borën.

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjetet sociale nga fansat e dyshes, nga 20 mijë komente në total që ka postimi, 11 mijë janë për të udhëtuar ai me Borën.

Moderatorja Bora Zemani duket se e ka lënë pas krahëve këtë histori dhe po qëndron indiferente.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd