Transmetuar më 04-03-2022, 11:20

Akuzohet se tentoi të korruptojë punonjësin e policisë së Rinasit, procedohet penalisht një i ri.

Shërbimet e policisë në Rinas kanë evidentuar një rast të mitdhënies dhe kanë proceduar penalisht shtetasin M. P., 32 vjeç, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Djaloshi, është paraqitur pranë sporteleve të daljes, dhe për të shmangur refuzimin e daljes për shkak të mungesës së dokumenteve përkatëse, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare të planizuar me shërbim, duke i ofruar një shumë parash prej 50 eurosh.

Gjithashtu janë kapur tre shtetas të shpallur në kërkim, si dhe janë goditur 6 raste të falsifikimit të dokumenteve ku shtetasit kanë tentuar të hyjnë në RSH-së, me pasaporta të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd