Transmetuar më 04-03-2022, 11:00

Gjykata e Tiranës konfirmoi sot vendimin ndaj kreut të FSHF Armand Dukës dhe dy zyrtarëve Ardian Haçit dhe Ilir Shulkut, për t’i lënë nën masë administrative pezullim detyre.

Gjykata u shpreh se ka vendosur që të vijohet me masën e sigurimit “ndalim i përkohshëm i ushtrimit të detyrës”.

Mësohet se as Duka dhe as zyrtarët e tjerë nuk janë paraqitur sot në seancë, por janë përfaqësuar nga avokati i tyre, Julian Mërtiri.

Prokuroria ka dyshime se Duka, Haçi, Shulku dhe Kokëdhima kanë konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd