Transmetuar më 04-03-2022, 10:51

Përfshihet nga flakët një autobot në ecje që transportonte çimento.
Mjeti i rëndë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në autostradën Levan – Vlorë, raporton noa.al.
Mësohet se fillimisht ka qenë shoferi, i cili ka parë flakët dhe ka ndalur mjetin jashtë rrugës.
Më pas ka njoftuar zjarrëfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e zjarrit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





