Transmetuar më 04-03-2022, 09:36

Janë hedhur shumë opsione për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Dhe një senator amerikan ka zgjidhjen më të thjeshtë; të vritet Putini.

Senatori Lindsey Graham tha se presidenti rus Vladimir Putin duhet të vritet nga njerëzit e tij, duke sugjeruar se kjo do të ishte mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës, shkruan Wall Street Journal.

“E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Rusi është që dikush të vrasë Putinin. Ju do t’i bënit vendit tuaj dhe botës një nder shumë të madh.”

Sipas tij, të vetmit njerëz që mund ta bëjnë këtë janë vetë qytetarët rusë.

“Sigurisht është e lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Por po ju them se, se nuk doni të jetoni në errësirë për pjesën e mbetur të jetës, të jeni të izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe në varfëri të tmerrshme, duhet të veproni tani”.

Graham shërbeu për më shumë se tre dekada si avokat në Forcat Ajrore të SHBA-së. Ai cilësohet një person me ndikim i Partisë Republikane për çështjet ushtarake dhe të politikës së jashtme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd