
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për goditje të qëllimshme me bomba ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Reagimi erdhi pasi një zjarr shpërtheu në objektin pranë centralit bërthamor pas granatimeve me artileri të rëndë nga forcat ruse.
CNN njoftoi se autoritetet ukrainase siguruan që termocentrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik dhe se nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale, megjithëse situata mbetet e dyshimtë mdërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në objektin e trajnimit që ndodhet aty pranë.
“Evropianë, zgjohuni të lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë“, tha presidenti.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





