Transmetuar më 03-03-2022, 22:29

Një imazh tronditës tregon çfarë shkaktuan sulmet e forcave ruse në Mariupol. Një baba shfaqet duke qarë mbi trupin e djalit të tij adoleshent.

Serhii, babai i adoleshentit u fotografua duke përqafuar trupin e djalit, të mbuluar nga një carcaf të larë nga gjaku i tij.

Djali kishte mbërritur në spital pak çaste para se të ndërronte jetë, me të dyja këmbët e copëtuara nga një predhë ruse.

Mariupoli, i cili është tërësisht i rrethuar nga forcat ruse, është bombarduar prej mëngjesit të djeshëm në përpjekje për të detyruar qytetin t’i nënshtrohen forcave të Putin.

Zyrtarët thonë se nuk mund të evakuojnë të plagosurit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd