Transmetuar më 03-03-2022, 21:55

Një tregtar në Andravida, në Iliada, zonë e Pyrgos në Peloponez, ka rrëfyer momentet e para pas zbulimit të krimit të rëndë nga djali 11-vjeçar i familjes shqiptare që u vra në Greqi.

Pronari i dyqanit tregon se si i mbijetuari i vetëm doli në rrugë duke bërtitur teksa mbante në krahë vëllain e tij një vjeç që kishte vdekur. “Na e solli të ngrirë”, thotë ai duke iu referuar faktit se djali rreth 2 vjeç, Edi, nuk kishte shenja jete.

Si ai dhe kalimtarët kanë tentuar ta ndihmojnë 11-vjeçarin dhe kanë lajmëruar menjëherë ambulancën.

https://noa.al/lajmi/2022/03/2305775.html

Sipas policisë greke, autor i dyshuar është një shtetas grek 57 vjeç, pronari i banesës në të cilën jetonte me qera familja shqiptare.

Viktimat janë Armando Kloci dhe Maria Dosku dhe dy fëmijët e tyre 2 e 3 vjeç, Aliu dhe Edi. Burrë e grua u vranë me armë zjarri dhe sëpatë, kurse dy të vegjlit u mbytën me duar.

Autori tentoi t’i zhdukë trupat duke i futur në një rimorkio, por duket se nuk arriti ta realizojë synimin e tij pasi në banesë ka mbërritur djali 11 vjeçar i Marias, Mihali, i cili ka gjetur vëllanë e vogël pa shenja jete dhe ka rendur për ndihmë në rrugë.

Policia thotë se është çështje kohe gjetja dhe arrestimi i autorit. Jashtë kamerave fqinjët thonë se ai ka probleme të çrregullimit mendor.

Në të kaluarën ai është mbajtur për pak kohë në një spital psikiatrik, dhe pasi ka dalë ka vazhduar aktet mizore duke keqtrajtuar dy ish gratë e tij, fqinjët dhe kafshët shtëpiake të banorëve të tjerë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd