
Mbrëmjen e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Rrogozhinë, ku zhvilloi një takim më të rinjtë, të cilëve u bëri thirrje që të votojnë me 6 mars, Edison Memollën.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk hezitoi të sulmonte kandidatët e opozitës, të Bashës dhe Sali Berishës duke thënë se ata identifikohen me objekte “brava dhe varre”.
“Ata e bëjnë këtë për të thënë unë kam më shumë vota se ti. Identifikohen me dy objekte që s’kanë lidhje me të ardhmen. Brava dhe vareja. Po deshët ti vini një bravë Rrogozhinës votoni ata, po deshët varre. Vareja është në Tiranë po ju merrni bishtin dhe tundeni.
Janë dy zgjedhje pa lidhje. Njëri kishte pasur ca kështu konversione nën efektin e lëndëve e nuseve luftarake, lëndëve me bazë alkooli. Po mund të jetë burri mirë, por nuk mjafton.
Ju e keni ndarë mendjen po merrni edhe disa të tjerë dhe vazhdojmë të bëjmë punën dhe të përmirësojmë edhe më tej. Sa më shumë shokë me miq atje. Gocat ti thonë djemve hajde më trego për kë do votosh, pastaj shihemi prap nga java tjetër” tha kreu i qeverisë ndër të tjera.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





