
Arrihet marrëveshja e parë në bisedimet Ukrainë-Rusi.
Reuters citon një negociator ukrainas, i cili ka bërë me dije se Ukraina nuk mori rezultatet në të cilat kishte pritur, por se të dyja palët kishin pranuar marrëveshjen për një garantim të përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve dhe ndihmave.
Ndërsa këshilltari i Presidentit Volodymir Zelenskyy, Mykhailo Podolyak tha: "Ne diskutuam për aspektin humanitar. Ka një situatë dramatike. Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një sërë çështjesh humanitare, duke përfshirë mundësinë e një armëpushimi të përkohshëm për të organizuar korridoret humanitare".
Ai njoftoi se Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë negociatat në raundin e tretë në të ardhmen e afërt, pa dhënë një datë konkrete.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





