Transmetuar më 03-03-2022, 18:47

Numri i të vdekurve nga sulmi i sotëm i bombardimeve në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, ka arritur në 22.
Lajmi është bërë me dije nga shërbimet e urgjencës ukrainase.
Ata thanë se trupat e të paktën 22 civilëve janë nxjerrë nga rrënojat pas sulmeve ajrore ruse, ndërsa ende kërkohet për të mbijetuar.
Puna e ekipeve të shpëtimit po vazhdon, por nuk specifikuan se ku ndodhi saktësisht sulmi.
Megjithatë shtypi lokal raportoi se bëhej fjalë për disa shkolla, kopshte dhe një spital.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





