
Në një video që vjen nga vendi i luftës, Ukraina, shfaqet një ushtar i forcave ruse që mban dy granata në duar mes turmës së qytetarëve.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Konotop.
Pamjet e postuara nga Daily Mail tregojnë ushtarin rus duke mbajtur dy granata në duar, teksa ecte përmes turmës së qytetarëve ukrainas, të cilët i bërtisnin atij duke i thënë: “turp”!
“Mos ec duke na frikësuar me granata”, i thanë disa qytetarë, ndërsa të tjerë e shpërfillën fare rrezikun.
Fatmirësisht nuk ka ndodhur asgjë.
Russian invader walks through crowd of Ukrainians holding up a GRENADE in each hand
WATCH: https://t.co/k816tcfO31 pic.twitter.com/VgV4IVd9tG
— Daily Mail Online (@MailOnline) March 3, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





