Transmetuar më 03-03-2022, 12:31

Një aksion i policisë së kryeqytetit për kapjen e një hajduti, gati sa nuk është kthyer në tragjedi. Burime për Noa.al informojnë se në momentin kur policia shkoi të arrestonte një të dyhuar për vjedhje, ai ka hapur zjarr dhe është zhdukur me shpejtësi.

Policia e komisariatit nr. 5 në Tiranë bën me dije se, pas informacioneve të siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim për vjedhje, janë vënë në ndjekje të tij.

Por shtetasi në kërkim E. Ç., sapo ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë janë vënë në kërkim të tij.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd