Transmetuar më 03-03-2022, 10:18

Conor McGregor, luftëtari më mediatik dhe karizmatik në historinë e UFC (Ultimate Fighting Championshi), ka publikuar dëshirën e tij për të blerë Chelsea, pasi manjati rus Roman Abramovich e ka nxjerrë në shitje klubin londinez të futbollit.

Çmimi për të cilin Abramovich synon ta shesë Chelsea është diku rreth 3.623 milionë euro. Manjati rus mund të jetë në nxitim për ta shitur klubin, sepse do të parandalojë sanksionet e mundshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndaj investimeve ruse, pas pushtimit rus të Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin.

Conor McGregor ndau një mesazh në llogarinë e tij në Twitter, në të cilin tregoi interesimin për të blerë Chelsea. “Do të doja ta eksploroja këtë Chelsea”, – shkroi McGregor, duke treguar një bisedë në WhatsApp për blerjen e mundshme të ekipit të Londrës Perëndimore.

Gjëja më kurioze për këtë interes është se Conor McGregor, i cili më parë ka tentuar të blejë Celtic e Glasgow, njihet si tifoz i Manchester United. Conor McGregor është një nga sportistët që ka fituar më shumë para në dekadën e fundit dhe pasuria e tij mund të jetë rreth 217 milionë euro.

https://www.instagram.com/p/CUiPWKip1e7/?utm_source=ig_embed&ig_rid=97e73a84-b30e-42b4-aaca-5e23d4ab6c02

Kësaj shume të rëndësishme parash mund t’i shtohen edhe bizneset e tij, ndër të cilat bien në sy rreth 510 milionë euro që ka fituar nga shitja e uiskit “Proper Twelve” (markë e tij). Për ta blerë skuadrën e Premier Ligës, Conor McGregor, sipas gazetës “The Sun”, do të duhej të bënte ofertë me milionerin Hansjorg Wyss.

Ky i fundit tha dje: "Unë dhe tre persona të tjerë morëm një ofertë të martën për të blerë Chelsea nga Abramovich. Më duhet të pres katër deri në pesë ditë tani. Abramovich aktualisht po kërkon shumë. E dini… Chelsea i ka borxh 2.414 milionë. Që sot, ne nuk e dimë çmimin e saktë të shitjes”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd