Transmetuar më 02-03-2022, 23:05

Arbër Bytyqi është grimieri që ka punuar me moderatoret Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Make up artisti ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për bashkëpunimet që ka pasur me dy vajzat e njohura të ekranit.

Por, a mund të bëjë ai një dallim mes të dyjave:

“Arbana me Luanën janë dy personazhe që krahasohen dhe as nuk kanë pika të përbashkëta. Me Luanën është muhabet krejt tjetër, kam marrëdhënie shumë të mira, ka vite që e njoh. E kam shoqe shumë të mirë, është kënaqësi të punosh me të. Sjell pozitivitet, është shumë ‘funny’.

Arbanën tani e kam njohur. Në fillim kam pasur pak frikë, sepse ka qenë natyrë pak më ndryshe, pak më serioze. Por tani kemi krijuar raporte shumë të mira. Është shumë profesioniste në punë, di çfarë do, të respekton kohën për grimin”.

“Të dyja i kam shumë xhan”, thotë Arbri, dhe e mbyll përgjigjen me stil, duke thënë se “secila e ka lezetin e vet”.

I pyetur se cila nga artistet e frymëzon më shumë kur e grimon, Arbri përmend këngëtaren Dafina Zeqiri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd