





Katër persona janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre mbrëmjen e së mërkurës në Andravidë, zonë e Iliada, duke shkaktuar një tragjedi që ka tronditur të gjithë Greqinë.
Familja Kloci në Greqi u shua thuajse e tëra. Vetëm djali rreth 11 vjeç mbeti i gjallë. Dy djemtë e tjerë, 1 dhe 2 vjeç, vdiqën pasi u mbytën. Kurse prindërit e tyre, Armando 32 vjeç nga Lushnja dhe Marija Dosku 37 vjeçe nga Librazhdi, u vranë me armë zjarri në një krim të rëndë ku dyshohet se u përdor dhe sëpata.
Në mediat greke fillimisht u raportua se autori ishte babai, i cili u tha se u vetëvra pasi vrau gruan dhe dy fëmijët e tyre.
Por informacionet e fundit lënë të hapur mundësinë që autori të jetë një person tjetër, i cili ka hyrë në shtëpi dhe ka vrarë të katërt pjesëtarët e familjes.
Mediat lokale raportojnë se fëmijët e vdekur janë gjetur brenda shtëpisë, me shenja mbytjeje, ndërsa babai dhe nëna ndodheshin në oborrin e shtëpisë, me plagë thike ose sëpatë dhe armë zjarri.
Fëmija i tretë i familjes i gjeti të vdekur
Zbulimet për atë që ndodhi në shtëpinë e familjes shqiptare, të ngrijnë gjakun. I vetmi anëtar i familjes që i shpëtoi mllefit të autorit ishte fëmija i madh rreth 11 vjeç.
Ai nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur krimi i rëndë. Kur ka shkuar në shtëpi ka gjetur të vdekur nënën, babanë, vëllanë dhe motrën.
Dëshmitarët raportojnë se banorët kanë parë fëmijën duke tërhequr zvarrë vëllanë e vogël në rrugë, duke kërkuar ndihmë.
Djali i mbijetuar, 11 vjeç, ishte fëmija i nënës me ish bashkëshortin e saj. Ajo pas martesës tjetër jetonte me të shoqin dhe tre fëmijë, përfshirë 11 vjeçarin që gjeti të vdekur dy vëllezërit 1 dhe 2 vjeç.
Në shtëpinë ku u gjet familja e shuar, ndodhen forca të forta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, duke mbledhur prova dhe duke marrë dëshmi, në përpjekje për të ndriçuar rrethanat në të cilat ndodhi krimi i rëndë. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





