
Jeta bashkëshortore mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit duket se po shkon mirë tashmë. Pas skandalit (tradhtisë) që përfshiu sulmuesin me China Suarez, çifti më i përfolur i muajve të fundit është më i bashkuar dhe dashuruar se kurrë.
Ata nuk e humbasin asnjë rast për të treguar të gjithë lumturinë edhe në Instagram. Gjatë fundjavës, të dy fluturuan për në Milano, ku kanë një super shtëpi në qendër të qytetit dhe ndanë disa foto nga tarraca e apartamentit luksoz.
Ndërsa Icardi bënte banja dielli, duke treguar trupin dhe tatuazhet, gruaja e tij e filmonte me telefon. “Pamja nga shtëpia ime në Milano”, – ka shkruar më pas ajo me djallëzi në mbishkrimin e postimit të publikuar në Instagram.
Bukuroshja argjentinase e ka kompletuar postimin me një "emoji" pështjellues dhe zemër të madhe të kuqe. Videoja ngjalli menjëherë kureshtjen e gati 12 milionë ndjekësve të showgirl-it argjentinas, të cilët u "egërsuan" në rubrikën e komenteve.
"Shtëpia juaj…, ndoshta papafingo e tij", – shkroi me ironi një ndjekës. Menjëherë ka ardhur përgjigja e çuditshme e Wandës. “Është një dhuratë për mua”, – zbuloi ajo, duke bashkangjitur gjithmonë zemrën e madhe e të kuqe të dashurisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





