
Lufta e Ukrainës me Rusinë hyri në ditën e shtatë. Luftimet vazhduan gjatë natës në Kharkiv dhe Kherson, ndërsa një kolonë e gjatë me automjete të Vladimir Putin tani ndodhet rreth 30 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit, Kiev.
Nëse sapo po zgjoheni këtë mëngjes, këtu janë të rejat më të fundit:
-Rusia vazhdoi sulmet në Kharkiv dhe Kherson gjatë natës, me zyrtarët lokalë ukrainas që raportuan se trupat ruse kanë kapur portin dhe stacionin hekurudhor të këtij të fundit;
-Në Kharkiv, parashutistët rusë kanë nisur një sulm ajror në një spital ushtarak. Në orën e fundit, policia lokale tha se "situata pranë spitalit është nën kontroll" ndërsa nuk raportohet për viktima në Ukrainë; Ndërkohë, Sumy dhe Mariupol duket se po qëndrojnë kundër pushtimit rus;
-Një kolonë e gjatë me automjete të blinduara ruse mendohet të jetë 20 milje larg Kievit, pasi një sulm në kryeqytetin ukrainas duket i pashmangshëm. Dje, pesë u vranë në një sulm në kullën televizive në Kiev;
-Në Zhytomyr, në veriperëndim të Ukrainës, katër persona u vranë kur shtëpitë u goditën nga një raketë lundrimi ruse;
-Presidenti amerikan Joe Biden ka mbyllur hapësirën ajrore amerikane për fluturimet ruse. Në një fjalim për gjendjen e Bashkimit, zoti Biden u tha amerikanëve që "të merrnin frymëzim nga vullneti i hekurt i popullit ukrainas";
-OKB-ja pretendon se të paktën 660,000 ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






