Transmetuar më 01-03-2022, 21:51

Rusia ka njoftuar se do japë kompensim për familjarët e çdo ushtari të vrarë në Ukrainë.
BBC shkruan se Radio Ekho Moskvy citoi udhëheqësin çeçen Ramzan Kadyrov duke thënë se të afërmit e tyre do të paguhen 2 milionë rubla (20,000 dollarë me kursin aktual të këmbimit).
E njëjta shumë u përmend edhe nga guvernatori i Territorit të Krasnodarsk, Veniamin Kondratyev, i cili kompensoi një ushtar rus të vrarë në Ukrainë.
“Unë e kuptoj që asgjë nuk mund ta qetësojë dhimbjen e humbjes suaj, por ne nuk do të lëmë askënd vetëm dhe do ta mbështesim me aq sa mundemi”, tha ai.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





