
Vladimir Putin ka qenë gjithmonë shumë i kthjellët në çdo zgjedhje, tani paarsyeshmëria duket se e përshkon atë. Dyshimet janë se Putin mund të ketë humbur kontaktin me realitetin dhe shkaku mund të jenë efektet anësore nga Long Covid.
Është kjo hipoteza e pabesueshme e lëshuar nga agjencitë kryesore të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara.
Arsyet që çojnë në këtë hipotezë, për momentin paksa të rrezikshme janë nën sytë e gjithë botës.
Vladimir Putin, në fakt, për ditë (nëse jo javë) ka zgjedhur vijën e ashpër edhe përtej çdo arsyeshmërie.
Së pari kërcënimet e vazhdueshme ndaj Perëndimit, më pas alarmimi i forcës parandaluese ruse, e cila përfshin edhe armët bërthamore, por edhe deklaratat për Ukrainën, madje edhe qëndrimi ndaj Sergej Naryshkinit, drejtorit të inteligjencës së jashtme në Moskë, i cili kishte mbështetur rrugën e dialogut.
Për NATO-n, si dhe për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, Vladimir Putin ka humbur qartësinë që e ka dalluar gjithmonë.
Presidenti rus ka qenë në izolim për një kohë të gjatë nga frika se mos infektohet pasi dolën pozitivë me covid disa prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, dhe kjo mund të ketë ndikuar në sensin e tij të realitetit, shkruan Michela Allegri për Il Messaggero.
Megjithatë, ka nga ata që shkojnë më tej, si gazetarja shkencore Laurie Garrett (fituesja e Pulitzerit):
"Vladimir Putin po vuan qartë nga deliri i plotfuqishmërisë, ai nuk është në gjendje të arsyetojë dhe të peshojë rreziqet e çdo veprimi, efektet mund të jenë nga Covid-i i gjatë”.
Covid mund të ketë dobësuar shëndetin fizik dhe mendor të Putinit dhe vendimet e fundit, shumë të nxituara në krahasim me ato të marra kur ai hyri në politikë, mund të jenë ndikuar nga ‘mjegulla mendore’.
Laurie Garrett, e cila është pjesë e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, konsiderohet një zë shumë autoritar dhe për këtë hipoteza e saj nuk hidhet poshtë nga 007 SHBA.
Nga Rusia, shumë kanë raportuar se në muajt e fundit Vladimir Putin është shfaqur "i shurdhër dhe jashtë kontrolli" në sjelljet dhe deklaratat e tij.
Vladimir Putin, hipoteza tjetër: teoria e të çmendurit
Gjithashtu ka dhe një hipotezë tjetër: inteligjenca amerikane ka frikë se sjellja ndonjëherë e pakuptueshme e Vladimir Putin mund të jetë një bllof për të ngatërruar dhe shqetësuar Perëndimin.
Kjo do të ishte e ashtuquajtura ‘teoria e të çmendurit’, një dinamikë e politikës së jashtme që konsiston në frikësimin e armiqve duke pretenduar se janë gati për t’i sulmuar ata me sjellje të liga.
“Nuk do të ishte hera e parë që në marrëdhëniet ndërkombëtare dikush tenton të shfaqet qëllimisht irracional, për ta detyruar kundërshtarin të jetë i kujdesshëm. Nëse kjo është ajo që Putini po bën, atëherë ai është tmerrësisht i aftë në këtë”, shpjegon Michael A. Horoëitz, analist i sigurisë, pranë Instituti Beck. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





