
Një histori sa prekëse aq dhe motivuese vjen nga Ukraina. Vetëm disa orë pas martesës së tyre në ditën e parë të pushtimit rus, Yaryna Arieva dhe Svyatoslav Fursin iu bashkuan luftës për të mbrojtur vendin. Çifti do të martohej në maj, por nxituan të lidhën kurorë në Kiev javën e kaluar kur Rusia pushtoi, përpara se t’i bashkohej rezistencës ukrainase. Të veshur me xhaketa kamuflazhi dhe duke mbajtur një pushkë, çifti i tha Don Lemon-it të CNN për kalimin e muajit të mjaltit duke jetuar në një qytet të rrethuar dhe duke marrë armët për të luftuar kundër trupave ruse që pushtuan atdheun e tyre.
“Është e vështirë të kuptohet, ky realitet i ri që kemi,” tha Arieva, e cila është nga Kievi, transmeton Noa.al.
Burri i saj, Fursin, ka lindur në qytetin perëndimor të Lviv tha se “njerëzit e tij duan të jenë gjithmonë të lirë. Këta njerëz janë gati të luftojnë për lirinë e tyre.”
Çifti i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Ukrainën me para, ushqime, armë dhe ndihmë mjekësore dhe të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





