
Prej disa muajsh, në mediat rozë flitet për historinë e dashurisë të Fjolla Morinës dhe Fisnik Sylës. Por biznesmeni ka konfirmuar ndarjen e tyre, duke bërë të ditur se gjithsecili do të shoh rrugën e vet.
“Pas shumë pyetjeve dhe interesimit të juaj, do të ju përgjigjem: Beqar dhe i lirë si zogu dhe më i lumtur se kurrë. Uroj që secili të merrë nga jeta atë që e meriton”, ka thënë ai.
Biznesmeni u martua me këngëtaren në Maldive, në një ceremoni private ku ajo veshi fustanin e bardhë.
Madje, u tha se dyshja e kanë paguar kompaninë e udhëtimit, me çek të falsifikuar. Ndërkohë, Syla reagoi ku tha se dhe video përgjimi që publikuan mediat në Kosovë është montuar. Biznesmeni pretendoi se është kërcënuar prej muajsh ndërsa shtoi se do të depozitojë dhe një kallëzim penal.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





