Transmetuar më 28-02-2022, 20:26

E rëndë në Divjakë.

Një 18-vjeçar aksidenton me vdekje një burrë dhe ikën nga vendngjarja.

Burime për Noa.al informojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Shën e Premte.

Një 18-vjeçar me inicialet E. C., duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Pas aksidentit, i riu është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd