Transmetuar më 28-02-2022, 18:18

rriten vdekjet nga kovidi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë 5 persona: një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç. Ndërkohë që në të gjithë vendin janë kryer 1,273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë. Ndërkohë që aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë: 1,273 testime, 36 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 313 të shëruar në 24 orët e fundit. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Mirditë, Gjirokastër, 2 në Durrës, Lushnje, Vlorë, Delvinë, 1 në Pukë, Kukës, Fier, Mallakastër, Pogradec, Gramsh.

Janë 2,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç. Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Shkurt 2022) Raste të reja ditore 36 Të shëruar në 24 orë 313 Të shtruar në spitale 51 Humbje jete në 24 orë 5 Testime ditore 1,273

Testime totale 1,743,290 Raste pozitive 271,563 Raste të shëruara 265,588 Raste Aktive 2,506 Humbje jete 3,469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 699 Fier 335 Elbasan 316 Lezhë 245 Vlorë 182 Berat 174 Gjirokastër 137 Kukës 131 Durrës 106 Shkodër 106 Korçë 60 Dibër 15