
Pas Polonisë dhe Suedisë, edhe Çekia ka vendosur që të mos luajë kundër Rusisë në "play off"-in e Botërorit të Katarit, planifikuar për në mars. Një vendim i fortë, që pason atë të marrë ditët e fundit nga dy kombëtaret e tjera.
Komiteti Ekzekutiv i Jashtëzakonshëm i Federatës Çeke të Futbollit, i kryesuar nga presidenti Petr Fousek, njoftoi në një deklaratë: "Aprovova njëzëri vendimin që kombëtarja çeke të mos luajë kundër Rusisë në situatën aktuale, madje as në fushë neutrale. Ne të gjithë duam që lufta të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur".
Federata Çeke e Futbollit ka udhëzuar presidentin Fousek dhe sekretarin e përgjithshëm Michal Valtr "të negociojnë me UEFA dhe FIFA mbi vendimin e Komitetit Ekzekutiv për të mos luajtur një ndeshje të mundshme kundër Rusisë".
“Franca do të kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës”
Pas vendimit të Polonisë, Suedisë dhe Republikës Çeke për të mos u përballur me të në "play-off"-in e marsit, Federata Franceze e Futbollit kërkon përjashtimin e Rusisë nga Botërori i ardhshëm në Katar 2022.
“Nuk kam diskutuar ende me federatat e tjera, por jam pro përjashtimit të Rusisë nga Botërori i ardhshëm, – nënvizoi presidenti i FFF-së, Noel Le Graet për "Le Parisien". – Ky është impulsi im i parë.
Sporti shërben për t’i pajtuar njerëzit dhe për t’i lehtësuar tensionet, por këtë herë ne po shkojmë shumë larg. Dhe bota e sportit, veçanërisht futbolli, nuk mund të qëndrojë neutrale. Unë sigurisht që nuk do ta kundërshtoj përjashtimin e Rusisë nga Botërori i Katarit".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





