Transmetuar më 28-02-2022, 08:42

Berdyansk, qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, është tani nën kontrollin rus. Lajmi konfirmohet nga kreybashkiaku i këtij qyteti i cili ka bërë të ditur se trupat ruse kanë hyrë në qytet rreth orës 15:50 me orën lokale të së dielës dhe u panë duke lëvizur në qendër pak më vonë.

Ushtarët hynë në bashkinë e qytetit në orën 20:00. Rusët, tha ai, “na informuan se të gjitha ndërtesat administrative ishin nën kontrollin e tyre dhe se ata po kontrollonin ndërtesën e komitetit ekzekutiv. Por nën kontrollin e njerëzve të armatosur, unë e konsideroj këtë propozim të papranueshëm. Kështu ne, si të gjithë anëtarët e shtabit operativ, u larguam nga ndërtesa e komitetit ekzekutiv,” tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd