
Zhvillime të papritura në kohë lufte. Putin po ecën sipas një plani të mirëstudiuar. Ndërsa janë orë vendimtare për të dy vendet, presidenti rus ka ndërmarrë hapin e radhës.
Putin ka urdhëruar ushtrinë e tij të vendosë forcat e parandalimit bërthamor të vendit në gatishmëri të lartë në përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO-s. Urdhri, i cili u njoftua nga agjencia e lajmeve TASS, erdhi në një takim midis Putinit, ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Valery Gerasimov.
“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s kanë dhënë deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin në deklaratën, e cila u citua nga TASS.
Por nuk është e qartë se çfarë përfshinte “ngritja në një regjim special”.
Putin ka paralajmëruar vendet e huaja që të mos ndërhyjnë në pushtimin që Rusia po bën në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”. Ai ka pozicionuar raketa anti-ajrore dhe sisteme të tjera raketore të avancuara në Bjellorusi dhe ka vendosur flotën e tij në Detin e Zi në një përpjekje për të parandaluar një ndërhyrje perëndimore në Ukrainë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





