Transmetuar më 27-02-2022, 07:44

Një tjetër qytet ukrainas bie në duart e ushtarëve rusë.

Ushtria ka hyrë në Nova Kakhovka qytet në jug të vendit. Lajmi raportohet nga mediat ukrainase.

Trupat ruse kanë mundur të pushtojnë Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re. Është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.

Kryebashkiaku i saj Volodymyr Kovalenko tha se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd