Transmetuar më 26-02-2022, 20:56

Policia e Beratit ka “blinduar” mbrëmjen e sotme rrugët e qytetit, duke ngritur postblloqe të shumta në hyrje e dalje të Beratit.

Dhjetëra efektivë po bëjnë kontrolle ndërsa pika të shumta janë ngritur edhe në çdo hyrje e dalje të qyteteve: Kuçovë, Dimal, Poliçan e Skrapar.

Burimet policore bëjnë me dije se, kontrollet e ndërmarra sot kanë si qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim si dhe për rritjen e sigurisë rrugore.

Mësohet se në çdo hyrje dhe në dalje të Beratit dhe 4 qyteteve të tjera të qarkut, janë ngritur pika kontrolli, pjesë e të cilave janë bërë të gjithë sektorët e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat,  duke filluar që nga inspektorët e krimeve e trafiqeve e deri tek ata të qarkullimit rrugor.

Në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë, ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetet, për tu verifikuar nëse janë persona në kërkim në Berat apo në qytete të tjera të vendit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd