
Gjatë qëndrimit në Big brother VIP, Beniadës iu bë ftesa që të prezantojë Procesin Sportiv krah Edi Manushit dhe Alesia Bamit. Por Manushi zbuloi në një intervistë gjatë festës së BB VIP se Beniada do të jetë pjesë edhe e ekipit të së diellës.
Së fundmi, Beniada ka publikuar foto me Argjira Spancën, shoqëruar me mbishkrimin “Së shpejti”.
Beniada ka lënë të kuptohet se rubrika që do të drejtojë në programin e së dielës do ta bashkojë me Argjirën, por detajet se për çfarë bëhet fjalë nuk i kanë zbuluar ende.
Big Brother ka qenë një trampolinë për Beniadën, e cila me çiltërsinë dhe sinqeritetin e saj arriti që të rrëmbente zemrat e shumë shqiptarëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





