
Gjermania ka mbështetur propozimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për të nxjerrë Rusinë nga sistemi Swift.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock dhe Ministri i Ekonomisë Robert Habeck shprehen se qeveria po punon që ky kufizim të prekë vetëm qytetarët rusë.
Gjermania është vendi i fundit i BE-së që hoqi kundërshtimin ndaj sanksionit, pasi kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe udhëheqësi hungarez Victor Orban sinjalizuan mbështetjen e tyre më herët të shtunën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai ishte “mirënjohës” ndaj vendeve të BE-së për këtë vendim.
Gjermania dhe vende të tjera të BE-së kanë përdorur SWIFT-in për të paguar për gazin rus. Para se të merrej vendimi, ministri gjerman tha se “nëse BE-ja do ta hidhte këtë hap, do të kishte rrezik të madh të gjermanët të mos furnizoheshin më me gaz apo lëndë të parë nga Rusia”.
Çfarë është sistemi Swift?
Swift është “arteria” financiare globale që lejon transferimin e sigurt dhe të shpejtë të parave përtej kufijve.
E krijuar në vitin 1973 dhe me bazë në Belgjikë, Sëift lidh 11,000 banka dhe institucione në më shumë se 200 vende.
Është një lloj sistemi i mesazheve të çastit që informon përdoruesit kur janë dërguar dhe mbërritur pagesat.
Sipas BBC, ndalimi i Rusisë nga sistemi, i përdorur nga mijëra institucione financiare, do të godiste rrjetin bankar të vendit dhe aksesin në fonde. Megjithatë, do të kishte një goditje ndaj vendeve dhe kompanive të tjera, sepse, për shembull, blerja e naftës dhe gazit nga Rusia do të ndërpritet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





