Transmetuar më 26-02-2022, 17:15

Policia ndalon Luan Dulellarin 34-vjeç pasi akuzohet si përkrahës i autorit në vrasjen e kamarierit Gazment Kurmaku në një lokal në Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 02.10.2021, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Erjon Llapushi, 33 vjeç, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin Gazment Kurmaku, i cili për pasojë gjeti vdekjen.

Luan Dulellari është vënë në dispozicion të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan prokurorisë së rrethit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd