
Dy doza të vaksinave të koronavirusit nga Pfizer dhe Moderna nuk sigurojnë mbrojtje kundër llojit Omicron gjashtë muaj pas vaksinimit të dytë, nxori studimi i shkencëtarëve amerikanë. Publikimi është bërë në bioRxiv dhe evidenton se as me dozën e tretë e njohur si përforcuese, nuk ka rezultat bindës.
“Gjashtë muaj pas dozës së dytë, plazma e asnjë prej individëve të vaksinuar të përfshirë në studim nuk tregoi aktivitet neutralizues ndaj sojit Omicron”, thotë studimi.
Sipas studimit, pas dozës së dytë, aktiviteti neutralizues i antitrupave u reduktua me 30 herë kur u kontaktua me "omicron" në krahasim me shtamet e tjera.
Shqetësim përbën fakti se edhe pas dozës përforcuese, treguesit nuk janë optimistë. Nëse pas dozës së dytë, aktiviteti neutralizues i antitrupave u reduktua me 30 herë kur u kontaktua me "omicron", me dozën e tretë reduktimi ishte 14 herë.
Sipas shkencëtarëve, këto të dhëna dëshmojnë nevojën e rivaksinimit për të siguruar mbrojtje kundër “omicron”.
Lloji i koronavirusit omicron, i cili ndryshon nga variantet e mëparshme, shoqëruar me një numër të madh mutacionesh të reja, u zbulua në vendet afrikane në nëntor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një takimi urgjent vendosi të klasifikojë këtë variant të ri të koronavirusit si virus shqetësues.
Ekspertët pohojnë se edhe ata që kanë qenë të infektuar më parë de kanë kaluar, por edhe ata që janë të vaksinuar mund të infektohen me Omicron. Simptomat variojnë nga lodhja deri te dhimbjet e kokës dhe dhimbjet e trupit, temperatura, humbje e shijes dhe/ose nuhatjes, dhimbje fyti, etj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





