Transmetuar më 26-02-2022, 12:13

Dy javë pasi mbushi 37 vjeç, Cristiano Ronaldo bëri një pasqyrë të karrierës së tij. Në një intervistë për "Dazn", ish-sulmuesi i Juventusit tha se ishte mjaft i sigurt se mund të vazhdojë të luajë në nivele të larta edhe për katër ose pesë sezone.

Kuptohet, në karrierën në vazhdim ka shpresa për ta pasuruar më tej "palmaresin" e tij të jashtëzakonshëm. I bashkuar me Manchester United në orët e fundit të merkatos së verës, pas "divorcit" të stuhishëm nga Juventusi, 12 vite pas largimit nga "Old Trafford", portugezi u kthye aty ku spikati si yll i madh.

CR7 vjen nga ndeshja e Ligës së Kampionëve, në të cilën nuk e gjeti rrugën e golit në “Ëanda Metropolitano” kundër Atletico Madridit, një prej "viktimave" të tij të preferuara. Megjithatë, në intervistën për "Dazn", Ronaldo nuk ka trajtuar çështje që kanë të bëjnë me ekipin, por vetëm çështje personale:

“E di mirë që fundi i karrierës sime nuk është larg, por shpresoj të kem edhe 4-5 vite të tjera përpara në nivele të larta".

Me pak fjalë, Cristiano Ronaldo duket se dëshiron të synojë rekordet e jetëgjatësisë dhe konkurrencës, duke i kërkuar trupit të tij që ta mbajë atë në krye për më shumë se mosha 40-vjeçare. Pavarësisht kënaqësive të shumta futbollistike tashmë, ylli portugez nuk ngopet:

"Karriera ime ka qenë një rrugëtim shumë i bukur. Ndoshta dikush do të jetë në gjendje të përputhet me shifrat e mia një ditë, por kam lënë gjurmë kudo që kam luajtur dhe kjo më gëzon shumë".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd