
Presidenti ukrainas Zelensky ka dalë sërish sot në mëngjes në qendër të Kievit dhe ka postuar një video duke u treguar bashkëatdhetarëve të tij se ai nuk ka ndërmend të lërë vendin.
Video e vetëxhiruar është hedhur në Twitter. Volodymir Zelensky duket duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse.
“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim,” tha ai kundër një sfondi të Shtëpisë Gorodetsky të Kievit.
“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë.”
Не вірте фейкам. pic.twitter.com/wiLqmCuz1p
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





