Transmetuar më 25-02-2022, 23:58

Ushtria ruse marrë kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit dhe kanë bërë një marrëveshje me ushtrinë ukrainase për të garantuar së bashku sigurinë e objektit, njoftoi të premten Ministria ruse e Mbrojtjes.

"Parashutistët rusë morën kontrollin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Çernobilit dhe ranë dakord me ushtrinë ukrainase për të mbrojtur bashkërisht njësitë e energjisë dhe Strukturën e Strehimit.

Aktivitetet e përbashkëta që përfshijnë parashutistët rusë dhe anëtarët e shërbimit ukrainas, garantojnë që njësitë nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste të mos jenë në gjendje të përfitojnë nga zhvillimet aktuale në vend për të organizuar një provokim bërthamor," deklaroi Ministria Ruse e Mbrojtjes përmes zëdhënësit Igor Konashenkov.

Sipas deklaratës së kësaj ministrie që citon noa.al, 118 objekte të infrastrukturës ushtarake ukrainase janë shkatërruar dhe mbi 150 pjesëtarë të shërbimit ukrainas kanë lënë armët dhe janë dorëzuar.

Mes 118 objekteve ushtarake ukrainase janë 11 fusha ajrore ushtarake, 13 pika komandimi dhe komunikimi, 36 stacione radarësh dhe 14 sisteme raketore kundërajrore.

Po ashtu, 11 avionë ukrainas janë rrëzuar, 18 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, shtatë sisteme raketash me shumë lëshime dhe pesë anije me armë janë shkatërruar. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd