Transmetuar më 25-02-2022, 23:47

Sot në mbrëmje u transmetua pjesa e dytë e post “Big Brother VIP”. Ish konkurentët biseduan për ngjarjet që ndodhën brenda shtëpisë. Antonela dhe Arjola janë dy ish banore të cilat kanë shkaktuar mjaft zhurmë me debatet e tyre. Duket se marrëdhënia mes vajzave jo vetëm nuk është rregulluar por ato vazhdojnë të thumbojnë njëra tjetrën.

Teksa Antonela po e ironizonte për flokët bjonde, Arjola i përmendi asaj Sanremo-n, duke i thënë se publiku nuk ka parë asgjë nga eventi.

Kujtojmë se Antonela u akuzua për mashtrim nga disa persona, pasi që lajmi se ajo do të jetë pjesë e festivalit të Sanremo-s nuk ishte i vërtetë.

Arjola: Urime për Sanremo-n. Shumë urime për Sanremo-n e dashur.

Antonela: Arritsh atje ku kam arritur unë. Faleminderit. Vazhdo se të humbi filli. Të ka mbetur veç Portokallia.

Arjola: Ti këtu fole në emër të publikut, publiku nuk i kishte parë këto gjëra. Je shumë rëndë Antonela, por nuk mund të ngrihesh me këto gjëra.

Antonela: Faleminderit Arjola. E shikon çfarë femre je ti që ofendon një femër tjetër.

Arjola: Nuk është e rëndësishme të jesh femër për ty. Loja ime dhe vetvetja ime më ka çuar afër finales. Ti gjithmonë ke një gjë që sa herë del përballë meje thua: ‘të shoh të acaruar, nuk të shoh mirë’. Është mënyra e të qenurit Arjola. Unë i kam të gjitha në rregull. Çdo gjë me mua shkon në perfeksion: karriera, ‘Big Brother’-i, opinioni publik. Të gjitha! Unë jam super në rregull, familjen e kam super në rregull.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd