
Dy ditë nga lufta del numri i viktimave shkaktuar nga luftimet.
Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se më shumë se 1000 trupa ruse ishin vrarë.
Por Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey ka deklaruar se 450 ushtarë rusë dhe të paktën 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi OKB-ja tha se të paktën 25 civilë janë vrarë dhe 102 janë plagosur në sulmet ajrore në të gjithë vendin, citon bbc, transmeton Noa.al.
Ndërkohë vetë Rusia ka deklaruar se ka "eliminuar" 200 forca ukrainase gjatë pushtimit të aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit – dhe 13 ukrainas u vranë ndërsa mbronin ishullin e vogël të gjarpërinjve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





