
"Isha shumë i vogël, kur kuptova kuptimin e sirenave të luftës. Sa herë i dëgjoj, mendoj se çfarë kanë vuajtur miqtë e mi. Asnjë fëmijë nuk duhet të detyrohet të jetojë me këtë makth".
Miralem Pjanic ia besoi rrjeteve sociale shqetësimet e tij në lidhje me konfliktin ruso-ukrainas. çka i kujton luftën e përgjakshme në atdheun e tij.
Ish-mesfushori i Juventusit dhe Romës, tani te Besiktas, ka theksuar shqetësimet e tij përballë pamjeve të luftës, të cilat i kujtojnë luftën që përfshiu ish-Jugosllavinë në vitet 1990.
Ajo ngjarje historike e bëri boshnjakun dhe familjen e tij të emigronin në Luksemburg, ku hodhi hapat e parë në futboll me klubin e vogël të FC Schifflange 95.
Ky mesazh i mesfushorit ballkanas shkon në të njëjtën linjë me ato të kolegëve të tij të postuara gjatë ditës së djeshme.
Në sezonin aktual, mesfushori i lindur në vitin 1990 ka bërë 21 paraqitje me fanellën e Besiktas-it, nën drejtimin e dy trajnerëve; fillimisht nga Sergen Yalçin dhe më pas nga Önder Karaveli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





