Transmetuar më 25-02-2022, 14:08

Ka ndërruar jetë Blerina Rrapushi, 38 vjeëarja nga Vlora e cila peshonte 460 kg.

Ajo nuk mundi ta mposhte sëmundjen e elefantizmit nga e cila vuante që prej vitit 2016.

E reja ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në banesën e saj.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në shtëpinë e saj dhe do të bëjnë të mundur nxjerrjen nga banesa përmes shembjes së murit për shkak të përmasave.

Blerina preku zemrat e shumë shqiptarëve pasi me lot në sy kërkoi ndihmë, e megjithatë ajo që iu ofrua ishte shumë pak.

“Kam nevojë për shërim. Jam vajzë 38-vjeçare. Kam katër vjet që lëngoj. Doktorët e Vlorës, kanë thënë që ka doktorë po s’ka mjete për këto gjëra. Shërim ka, bëhet jashtë shtetit. Vini dorën në zemër për një motër shqiptare. Dikur kam ndihmuar edhe unë njerëz nëpër rrugë”, shprehej ajo me lot në sy.

Por gjithë ndihma që 38-vjeçarja mori ishte vetëm kujdes shëndetësor, ndërsa thirrjes për ta dërguar për mjekim jashtë, si e vetmja mundësi që ajo të mbijetonte, autoritetet nuk iu përgjigjën.

Si pasojë e sëmundjes, Blerina peshonte 460 kg dhe prej 4 vitesh nuk kishte lëvizur nga shtëpia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd