
Skuadra braziliane e Bahia doli në fushë të enjten në mbrëmje, pavarësisht sulmit para ndeshjes në autobusin me të cilin po udhëtonin lojtarët e saj. Një bombë shpërtheu, duke lënë portierin Danilo Fernandes, i shtruar në spital tashmë. Edhe dy lojtarë të tjerë janë plagosur.
Incidenti shqetësues ndodhi përpara një takimi me Sampaio Correa, ku skuadra me bazë në Salvador përfundimisht fitoi 2-0. Kishte pikëpyetje serioze nëse loja duhej të zhvillohej, pasi një pajisje shpërthyese hapi vrimë në anë të autobusit të Bahia, duke shkaktuar dëme serioze në automjet dhe plagosje të padyshimta.
Bahia postoi në rrjetet sociale, pak pasi ndodhi incidenti: “Esporte Clube Bahia raporton se një bombë shpërtheu brenda autobusit të skuadrës kur mbërriti në Fonte Nova. Lojtarët tanë u plagosën.
Rasti më shqetësues është ai i portierit Danilo Fernandes, i cili u godit nga predha në fytyrë dhe tashmë është dërguar në spital. Gjithashtu është goditur një makinë që po kalonte pranë autobusit, e drejtuar nga një grua”.
O Esporte Clube Bahia informa que uma bomba explodiu dentro do ônibus da equipe na chegada à Fonte Nova e atletas ficaram feridos. O caso mais preocupante é do goleiro Danilo Fernandes, atingido por estilhaços no rosto e já encaminhado a um hospital. Grupo discute se terá jogo. pic.twitter.com/qHpRJtmpnf
— Esporte Clube Bahia (@ecbahia) February 24, 2022
Ndërsa do të kishte qenë e lehtë për Bahia të anulonte një takim me Sampaio Correan, pasi u godit nga ngjarje fatkeqe, u mor vendimi që ndeshja të luhej. Kryetrajneri Guto Ferreira tha: "Grupi, me dinjitetin dhe profesionalizmin e tij, vendosi të hynte në fushë për të nderuar ngjyrat e Bahia".
Mjeku i klubit, Rafael Garcia zbuloi pas ndeshjes se Matheus Bahia dhe Marcelo Cirino, gjithashtu kishin pësuar lëndime së bashku me portierin Danilo. Të tre po rikuperohen mirë, me Bahia që njoftoi në Twitter: “Danilo Fernandes është mirë, por do ta kalojë natën në spital.
Portieri kishte lëndime të shumta në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë të poshtme, të cilat duhej të qepeshin. Ai do të jetë nën vëzhgim për ekzaminime të mëtejshme dhe vlerësim nga okulisti, pasi ka një prerje pranë syrit”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





