Transmetuar më 25-02-2022, 07:31

Nga Ukraina vijnë mjaft episode të gjendjes së luftës që ekziston atje.

Gjatë natës që sapo kaloi, shumë familje u strehuan në stacionet e trenave, metro, linja autobuzësh e vendstrehime nëntokësore.

Kudo në vend mbretëron një situatë me ankth e frikë.

Por një grua ukrainase ka pasur guximin dhe i është afruar ushtarit rus, transmeton Noa.al.

Nga fjalët që dëgjohen nga një regjistrim në video nëna ukrainase e pyet ushtarin se përse ke ardhur deri këtu.

“Pse je këtu, ke nevojë për para? Merr sa të duash dhe largohu”, i tha gruaja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd