Transmetuar më 24-02-2022, 14:49

The Weeknd është fotografua duke puthur të dashurën e tij të re, Simi Khadra, në festën e ditëlindjes së tij në Las Vegas, duke konfirmuar zërat se kanë nisur një histori dashurie.

Këngëtari dhe Khadra u panë duke u puthur rreth orës 2 të mëngjesit në festën e tij të mbushur me yje, sipas videos së kapur nga TMZ.

As The Weeknd dhe as Khadra nuk dukej se po mundoheshin ta fshihnin dashurinë për njëri-tjetrin, megjithëse të dy vendosën syze dielli në festën që u mbajt në ambient të brendshëm.

Të dy kanë qenë miq prej vitesh dhe Simi Khadra ishte shoqe e ngushtë me ish të dashurën e The Weeknd, Bella Hadid, me të cilën The Ëeeknd ishte në lidhje me Hadid nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd