Transmetuar më 24-02-2022, 14:25

Dy të reja janë arrestuar nga policia e Tiranës pas një sherri me 3 vajza të tjera.
Forcat blu bëjnë me dije se G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe janë arrestuar, pasi gjatë një konflikti, për motive që nuk dihen ende, kanë goditur me thikë shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe.
Tre të reja janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje, teksa policia ka nisur hetimet.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





