Transmetuar më 24-02-2022, 13:45

Postimi i fundit i Semi ka krijuar disa dyshime dhe ndjekësit po e lidhin me Donaldin.

“Kush e do shiun?”, është pyetja që bëri Semi dhe bëri ndjekësit të shpërthejnë në komente.

Donaldi e ka thënë shpeshherë në “Big Brother VIP” se është një njeri që e ka shumë qejf shiun. Madje, ai dhe Fifi bënë një tatuazh njësoj në të cilin shkruhet “filoqyl”. Kjo fjalë nënkupton lutjen për qiellin që të bjerë shi.

Dhe është pikërisht fakti që aktori e do shiu, që ndjekësit të mendojnë se postimi i Semit lidhet me të. Një komentuese shkruan: “E ka thënë Donaldi në Big Brother që përshëndes të gjithë ata që duan shiun.” Ndërkohë një tjetër: “Për Donaldin e ke”. Teksa me dhjetëra të tjerë përmendin Borën dhe Donaldit pasi ky i fundit i ka dhënë fund historisë së dashurisë me Beatrix Ramosaj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd